Odlomak

ÇKA ËSHTË PSIKOLOGJIA?
Psikologjia është shkenca mbi shpirtin. Psikologjia studion proceset dhe sjelljet e vetëdijshme dhe të pavetëdijshme psikike të individit. Psikologjia studion në aspektin shkencor sjelljen dhe proceset psikike. Objekti i interesimit të psikologëve përfshin sistemin nervor, ndjenjat dhe percepcionin, të mësuarit dhe kujtesën, intelegjencinë, gjuhën dhe të folurit, mendimin, rritën dhe zhvillimin, personalitetin, stresin dhe shëndetin, çrregullimet psikologjike, mënyrat e zbutjes dhe të mënjanimit të çrregullimeve psikologjike, sjelljen seksuale, si dhe sjelljen
e njerëzve në rrethana sociale, d.m.th. në grupe të ndryshme dhe në organizata shoqërore.

 

 
PSIKOLOGJIA SI SHKENCË
Psikologjia, si edhe shkencat e tjera, përpiqet t’i përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë dukuritë që i studion. Pra, psikologjia përpiqet të përshkruajë, sqarojë, parashohë dhe kontrollojë sjelljen dhe proceset psikike. Kurdoherë që kjo është e mundur, emërtimet dhe nocionet përshkruese lidhen me teorinë. Teoritë paraqesin formësimin e tërësishëm të raporteve të qarta midis dukurive të vrojtuara. Teoritë psikologjike mbështeten në supozimet mbi sjelljen dhe proceset psikike, përmbajnë pohime mbi parimet dhe ligjshmëritë që sundojnë midis tyre dhe na bëjnë të mundshëm paraqitjen e sqarimeve dhe të parashikimeve. Teoritë psikologjike mund t’i ndërlidhin pohimet mbi sjelljen (siç është të ushqyerit ose agresioni), proceset psikike (mentale) (siç janë qëndrimet ose parafytyrimet), si dhe mbi strukturat anatomike ose proceset biologjike. Për shembull, shumë prej reaksioneve tona ndaj drogës sikurse ndaj alkoolit apo marihuanës, mund të maten kur manifestohen në sjellje, e supozohet se ajo sjellje shpreh veprimin biokimik të drogave si dhe parashikimet tona (mentale) mbi ndikimin e tyre. Psikologët verifikojnë, gjithashtu, teoritë e veta të përpiluara me kujdes me anë të metodave hulumtuese, siç janë hulumtimet dhe eksperimentet në terren. Teoria e kënaqshme psikologjike na i bën të mundshme parashikimet. Për shembull, teoria e kënaqshme mbi urinë do të na bëjë të mundshëm parashikimin kur do të hanë njerëzit e kur jo. Mirëpo, në psikologji për shumë teori është konstatuar se nuk janë të afta të sqarojnë ose parashikojnë atë që është vërejtur. Për këtë arsye, ato teori janë braktisur ose janë ndryshuar.
Nocioni i kontrollimit të sjelljeve dhe të proceseve psikike është kontravers. Disa njerëz gabimisht mendojnë se psikologët kërkojnë mënyra që t’i shtyjnë njerëzit e tjerë ta bëjnë atë që u urdhërohet – sikurse kukullave në pe. Kjo nuk është ashtu. Psikologët janë të prirur të besojnë në dinjitetin e qenieve njerëzore, kurse dinjiteti i njeriut kërkon që njerëzit të jenë të lirë të marrin vendime të veta dhe të zgjedhin sjelljen e vet. Tërë kohën psikologët mësojnë gjithnjë e më shumë për ndikimet në sjelljen e njeriut, por atë dijeni ata e aplikojnë vetëm në bazë të kërkesës dhe për t’u ndihmuar njerëzve në realizimin e nevojave të tyre.

 

 

PSIKOLOGJIA E APLIKUAR
Psikologët kanë interesim të shprehur të përbashkët për sjelljen, por mund të dallohen shumë mes veti. Disa psikologë në radhë të parë janë të angazhuar në hulumtime themelore (që ndonjëherë quhen bazike ose teorike apo hulumtime të pastra). Hulumtimet themelore nuk kanë aplikim të drejtpërdrejtë në problemet personale ose shoqërore, prandaj për këtë arsye konsiderohen hulumtime që kanë vetveten për qëllim. Psikologët e tjerë merren me hulumtime aplikative, që i dedikohen kërkimit të zgjidhjeve për problemet specifike personale ose shoqërore. Megjithëse hulumtimet themelore nxiten nga kurreshtja dhe dëshira për dije dhe mirëkuptim, hulumtimet e sotme themelore shpeshherë përmirësojnë mënyrën e nesërme të jetesës. Për shembull, hulumtimet themelore të të mësuarit dhe të motivimit të kryera ndaj kafshëve në fillim të këtij shekulli kanë gjetur një aplikim të gjerë në sistemet e sotme shkollore. Hulumtimet themelore të veprimit të sistemit nervor i kanë zgjeruar njohuritë mbi çrregullimet siç janë epilepsia, sëmundja e Parkinsonit, sëmundja e Alzheimerit.
Shumë psikologë nuk janë inkuadruar në kurrfarë hulumtimesh. Në vend të kësaj, ata aplikojnë njohuritë psikologjike që t’ju ndihmojnë njerëzve të ndryshojnë sjelljen e vet në mënyrë që të mund t’i arrijnë në mënyrë më të efektshme qëllimet e veta. Psikologë të shumtë merren kryesisht me mësim. Ata i zgjerojnë njohuritë psikologjike në klasë, seminare dhe punishte të ndryshme.
Mirëpo, të shumtë janë psikologët e inkuadruar në të gjitha këto aktivitete: hulumtim, këshillim dhe mësim. Për shembull, profesorët e psikologjisë zakonisht zbatojnë hulumtime të pastra ose të aplikuara, u japin këshilla klientëve individualë ose industrialë dhe i mësojnë. Psikologët klinikë dhe psikologët këshillëdhënës Psikologët klinikë u ndihmojnë njerëzve që kanë probleme psikologjike në përshtatjen ndaj kërkesave jetësore. Problemet e klientëve mund të shkojnë nga ankthi dhe depresioni, vështirësitë në jetën seksuale e deri te humbja e qëllimeve jetësore. Psikologët klinikë i vlerësojnë problemet me anë të intervistave strukturore dhe të testeve psikologjike. U ndihmojnë klientëve të vet në zgjidhjen e problemeve të tyre dhe në ndryshimin e sjelljes së papërshtatshme me aplikimin e psikoterapisë dhe të terapisë biheviorale.

Psikologët shkollorë dhe arsimorë Psikologët shkollorë janë të punësuar në sistemin shkollor dhe u ndihmojnë atyre që kanë të bëjnë me problemet që e pengojnë të mësuarit. Problemet e tilla përfshijnë problemet sociale dhe familjare, problemet emocionale dhe vështërsitë specifike të të mësuarit. Psikologu shkollor i konstaton problemet e nxënësve me anë të intervistës me mësuesit, prindërit dhe vetë nxënësit.

No votes yet.
Please wait…

Prijavi se

Detalji dokumenta

Više u Psihologija

Više u Skripte

Komentari